MENU

Deutsche Welle

Gjermania në luftë për identitet

02.09.2019 - 14:30

Në 80-vjetorin e betejës së parë të Luftës së Dytë Botërore, partia populiste e krahut të djathtë AfD shënoi rezultatet e saj më të mira ndonjëherë në dy shtete. Gjermania tani po lufton me veten, thotë kryeredaktorja e Deutsche Welle, Ines Pohl.

Në orët e para të mëngjesit të 1 shtatorit 1939, Gjermania filloi Luftën e Dytë Botërore me një sulm ndaj Polonisë.

Mizoritë e papërshkrueshme pasuan, përfshirë miliona të vdekur dhe të plagosur, përdhunime të panumërta, persona të zhvendosur dhe një botë që ende po shërohet nga tërbimi shkatërrues i nazistëve.

Saktësisht 80 vjet më vonë, një parti politike gjermane që bën fushatë për një platformë idesh nacionaliste po feston sukseset në dy ish-shtetet e Gjermanisë Lindore.

Këto janë rezultatet më të mira në historinë e shkurtër të partisë: Brenda vetëm disa viteve, ajo ka arritur të rritet nga një parti e vogël në forcën e dytë më të fortë politike në parlamentet e shtetit. Sondazhet kishin parashikuar se mund të bëhej partia më popullore në Saksoni; kjo nuk ndodhi, por nuk ka vend për t’u gëzuar.

Pra, çfarë do të thotë për Gjermaninë që kjo lloj partie mund të lulëzojë në kohë ekonomikisht shumë të suksesshme, dhe relativisht të qëndrueshme politikisht? Dhe nga çfarë duhet të frikësohemi kur koha të ndryshojë dhe Gjermania ta gjejë veten në vështirësinë e një recesioni global? Cilat masa janë në fuqi për të parandaluar gabimet e së kaluarës? Sa të sigurt mund të jemi që një parti me anëtarë kryesisht racistë nuk mund të marrë më kurrë përsipër qeverinë gjermane?

Dy partitë e krijuara, Kristian Demokratër (CDU) e Angela Merkel dhe Social Demokratët (SPD), kanë pasur performancat e tyre më të këqija në ato shtete që nga ribashkimi. Ky trend në thelb tregon se do të bëhet gjithnjë e më e komplikuar për të gjetur aleanca qeveritare edhe në Gjermaninë e deritanishme të qëndrueshme.

E gjithë kjo tregon se sa po lufton Gjermania me atë vend që dëshiron të jetë me të vërtetë.

Është e vërtetë që duhet të njohësh dhe vlerësosh me të vërtetë atë që ka ndodhur në një moment historik, dhe çfarë ndikimi mund të kenë këto ngjarje në të ardhmen. Në këtë drejtim, nuk e dimë se çfarë do të shkruhet në librat e historisë për 1 shtatorin e vitit 2019.

Këto rezultate të zgjedhjeve do të frymëzojnë AfD në mbarë vendin. Partia është një forcë që nuk do të zhduket kaq shpejt. Kjo kërkon që palët e tjera të gjejnë një mënyrë për t’u marrë me të.

Të përballesh me suksesin e AfD me arrogancë krenare, fodulle do të ishte një gabim fatal.

Këto rezultate u kanë treguar udhëheqësve politikë se diçka po shkon keq në vend, dhe ata duhet të shikojnë dhe të dëgjojnë më nga afër atë që i shtyn votuesit në krahët e populistëve.

Sidoqoftë, është gjithashtu pjesë e përgjegjësisë historike të Gjermanisë që të ketë parime që nuk mund të negociohen. Kjo përfshin lirinë e fesë, si dhe të drejtën për azil për njerëzit në nevojë.

Këto parime nuk duhet të sakrifikohen kurrë, pavarësisht se sa i vështirë mund të jetë formimi i një qeverie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çështja e ish-shefit të inteligjencës

Merkel është penduar…

Marrëveshje edhe me Italinë

Kriza e migracionit po merr zgjidhje…