03.09.2019 - 20:31
Gjiganti teknologjik Google po kërkon të përhapet edhe në fushën e infrastrukturës.
Ai do të investojë në fushat energjetike dhe hidrike si edhe në infrastrukturat dixhitale dhe sociale.
Ndërmarrja e re do të quhet ”Partner Infrastructure Sidewalk” dhe do të drejtohet nga Jonathan Winer dhe Brian Barlow.
Shtrirja e Google në sektorin e infrastrukturës është pjesë e garës së investitorëve ndaj sektorit me besimin se ka një nevojë në rritje për modernizimin dhe zgjerimin e rrugëve, tubacioneve të gazit dhe qendrave të të dhënave në të gjithë botën.