MENU
klinika

Dënohet vetëm për shpërdorim detyre

Gjykata merr vendimin. Dënohet Saimir Tahiri!

19.09.2019 - 22:02

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë vendosur shpalljen e Tahirit të fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai dënohet me 3 vite shërbim prove.

Bie akuza e krijimit të grupit të struktuar kriminal, korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” .

Seanca e sotme e marrjes së vendimit ishte maratonë. Gjyqtarët u ngujuan në dhomën e këshillimit për 9 orë me radhë. Gjyqtarët u tërhoqën për vendim rreth orës 12:00 të mesditës, ndërsa mësohet se edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin nëse Tahiri ishte fajtor apo jo.

Fillimisht ishte njoftuar se gjyqtarët do të bënin publik vendimin në orën 16:00. Vendimi për Tahirin u njoftua rreth orës 21:55 minuta, pra pas rreth 10 orësh nga momenti kur gjyqtarët u kyçën në dhomën e këshillimit.

Kujtojmë se ish-ministri gjatë ditës është mbrojtur në lidhje me akuzat duke treguar se prokuroria nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë. Prokuroria kërkoi 12 vite burg i cili i përkthyer në gjykim të shkurtuar shkonte në 8 vite.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

Ish-ministri u akuzua për tre vepra penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj.

Reagon Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trahiri reagoi pas vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda që e dënoi atë për shpërdorim detyre.

Nga jashtë selisë, Tahiri tha se do të komunikonte gjatë ditës së nesërme me mediat.

“As qesh dot as qajë dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca vendime. Mu duk një gjë  tipit “je i pafajshëm po nuk kemi kohë ta themi.” Prisni deri nesër se nesër do komunikoj me mediat.

Unë dy vjet jam trajtuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ça t’ju them, 2 vjet jam trajtuar si pjesë e një grupi kriminal, sot gjykata thotë që nuk e ke bërë këtë. Meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Ca t’ju them unë, zoti ju ruajt mos ju përdori njeri emrin. Prisni deri nesër se edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi.

Gjykata tha që nuk je trafikant, nuk je kriminel, por meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ti ishte ministër, ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua qesharak. Do ishte shumë më fisnike, ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafikun, kështu është edhe qesharake“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej 4 orësh 'të kyçur' në dhomën e këshillimit

‘Plas debati’ mes gjyqtarëve, duhet dënuar apo jo Tahiri