MENU
klinika

U arrestua për korrupsion

Gjykata merr vendimin për ish-drejtorin e LSI në Gjirokastër

02.09.2019 - 14:52

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër caktoi masën ‘’detyrim paraqitje’’ për ish-drejtorin e Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në këtë qark Armand Mamani, i cili u ndalua ditën e djeshme nga policia për ‘’shpërdorim detyre’’.

Trupi gjykues mori parasysh kërkesën e avokatit të ish-kryetarit të degës së LSI-së për Gjirokastrën duke e liruar nga burgu.

Mimani akuzohet se ka favorizuar një biznes privat të familjes së tij duke konsumuar energjinë elektrike nga Agjencia e Shërbimit Social në Gjirokastrë.

Në mbrojtje të tij reagoi dhe ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, i cili e konsideroi ndalimin e Armand Mamanit si ‘’prapavijë politike’’ nga qeveria socialiste.

"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!