MENU
klinika

Mundësia e demaskimit

Google bazë të dhënash kundër ”deepfake”

28.09.2019 - 15:26

Gjiganti teknologjik Google ka krijuar dhe publikuar një bazë të dhënash ndaj videove false për të luftuar fenomenin e ”deepfake”, imazhe të personave të famshëm të manipuluar nga inteligjenca artificiale, që i bën njerëzit të thonë ose të bëjnë gjëra të pazakonta ose false.

Ka shumë viktima të famshme të këtij fenomeni duke përfshirë Donald Trump, Nancy Pelosi dhe Mark Zuckerberg.

Google ka krijuar mundësinë e demaskimit të kësaj teknike duke përdorur të njëjtën teknologji me të cilën është krijuar.

Për këtë arsye baza e të dhënave përmban disa filmime ”deepfake” të xhiruara për trajnimin e mekanizmave të njohjes.