MENU
klinika

“Drejtësia vihet me ligje të mira..."

Gramoz Ruçi një mesazh të fortë politikës

17.09.2019 - 19:27

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbajti sot një fjalë në shfaqjen e dokumentarit “Paqe përmes Drejtësisë.

Trashëgimia e Thomas Burgenthal”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe OSBE, në javën e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili zhvillohet nga Akademia e Filmit “Marubi”.

Dita e dytë e Festivalit u organizua në Kuvend, ku ndër të tjera, Ruçi i dërgoi një mesazh të fortë politikës, teksa theksoi se drejtësia vihet me ligje të mira dhe jo me hakmarrje. “Nuk mund të ketë drejtësi për një individ apo një komb, nëse individët dhe kombet e tjerë vuajnë në padrejtësi.

Jeta e gjyqtarit Burgenthal na mëson se drejtësia nuk mund të vihet nëpërmjet hakmarrjes, por nëpërmjet ligjeve më të mira, që përjashtojnë shtypjen dhe diskrimimimin”, tha Ruçi.

Mesazhi i Ruçit:

Unë dhe Ambasadori Borçard, Kuvendi i Shqipërisëdhe OSBE, jemi sot bashkë jo për punët e preokupimet tona të përditshme. Nuk jemi këtu as për reformën zgjedhore, as për reformën në drejtësi, por për një çështje tjetër. Duke marrë shkas nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, menduam tju ftojmë në shfaqjen e dokumentarit mbi jetën dhe trashëgiminë e gjyqtarit Thomas Burgenthal, “Paqe përmes Drejtësisë.Trashëgimia e Thomas Burgenthal”.

Falenderojmë gjithashtu z. Çashku, i cili me kontributin e tij na e krijoi këtë mundësi. Burgenthal është një rast unik në botë, i cili e zhvilloi karrierën dhe ia përkushtoi jetën e tij një çështjeje qëlidhej me rrethanat e fëmijërisë së tij, të jetës së tij. Ky rast unik na tregon se bota mund të ndryshohet e mund të bëhet një vend më i mirë për individin, grupin shoqëror apo komunitetin vetëm nëse u krijohet tëgjithëve mundësia për të jetuar me dinjitet.

Nuk mund të ketë drejtësi për një individ apo një komb, nëse individët dhe kombet e tjerë vuajnë në padrejtësi. Jeta e gjyqtarit Burgenthal na mëson se drejtësia nuk mund të vihet nëpërmjet hakmarrjes, por nëpërmjet ligjeve më të mira, që përjashtojnë shtypjen dhe diskrimimimin.

Ligjet e drejta e bëjnë të dobtin të fortë, të pambrojturin të mbrojtur, të padrejtin të drejtë, tëpavërtetin të vërtetë dhe ato e shpëtojnë jetën njerëzore nga agresionet, dhuna dhe rreziqet. Gjyqtari Burgenthal nuk i vuri për qëllim vetes tëshprehte e derdhte ndaj të keqes mllefet, dhimbjet dhe urrejtjen për ato që i ishin shkaktuar babait të tij, familjes së tij, kombit të tij.

Mesazhi i tij është se urrejtja nuk luftohet me urrejtje, shtypja nuk eleminohet me shtypje, dhuna nuk kërkon dhunë, padrejtësia nuk dëbohet nga jeta me padrejtësi. Përkundrazi, ai zgjodhi rrugën e kontributit të tij njerëzor, profesional dhe institucional për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme drejt një bote e shoqërie më tëdrejtë e më të mirë.

Kontributi i gjyqtarit Burgenthal në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut, Komisionin për të Vërtetën në El Salvador dhe Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut zhvilloi përhapi dhe fuqizoi perspektivën e sundimit të ligjit të studentët e tij, tekomuniteti i tij, të njerëzit liri e drejtësidashës në tëgjithë planetin. Së fundi, dëshiroj të vë në dukje se ne, shqiptarët, kemi një arsye më shumë për të nderuar gjyqtarin Thomas Burgenthal.

Në vitin e 75 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë ështërasti të kujtojmë se populli shqiptar, përveç luftës çlirimtare për atdheun e vet, shfaqi gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare edhe një dimension tjetër njerëzor dhe të së drejtës. Me mbrojtjen unikale që u bëmë hebrejve, ne, shqiptarët, u provuam si një komb i drejtë, që e çmon drejtësinë për të gjithë, sidomos për më të rrezikuarit prej armiqve të lirisë, drejtësisë dhe qytetërimit.

"Më futën një dru, më shtrembëruan nofullën"

I liruari me amnisti zbulon prapaskenat se si janë kushtet në burg

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!