MENU
klinika

Çfarë kërkojnë ata?

Greqi/ Protestat e Sindikatave rrëmbejnë vëmendjen!

07.09.2019 - 21:39

Tubimet protestuese filluan në qendër të qytetit të Selanikut para inagurimit të edicionit të 84-t të TIF.

Selaniku ka hapur dyert për Ekspozitën e 84 Ndërkombëtare, ku marrin pjesë 18 shtete të përfaqësuara nga 1600 ekspozues, një eveniment që pritet të tërheqë më shumë se 300,000 vizitorë, ndërsa vendin e nderit sivjet e ka India.

Masat e sigurisë përreth zonës së ekspozitës janë drakoniane ndërsa rrugët përreth TIF janë të mbyllura për automjetet.

Protesta dhe marshime ka nga punëtorë, sindikalistë dhe të papunë te statuja e Venizelos.

Ata kërkojnë një sistem të qëndrueshëm të sigurimeve shoqërore, respektimin e të drejtave të punës dhe respektimin e funksionimit demokratik të sindikatave.

“Puna e qëndrueshme për të gjithë pa diskriminim, të drejtat profesionale për të punuar me shëndetin dhe sigurinë” është mesazhi kryesor i mobilizimit.

Në tubim marrin pjesë përfaqësues të sindikatave të ndryshme.

Ndërkohë një tubim kundër Marrëveshjes së Prespës është duke u zhvilluar te Statuja e Aleksandrit të Madh në Selanik, ku marrin pjesë anëtarët e Agimit të Artë.