MENU

Nga vjen rreziku?

Greqia në alarm, autoritetet arrestojnë 7 xhihadistë

03.09.2019 - 21:44

Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve ka deklaruar këtë të martë se autoritetet greke kanë arrestuar 7 xhihadistë, të dyshuar se kanë lidhje me grupin terrorist ISIS.

Të 7 arrestet janë kryer gjatë 3 viteve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, thotë se nga 2017 janë arrestuar në territorin grek 7 xhihadistë apo persona të lidhur me terrorizmin.

“Gjatë periudhës 2017-2019 janë arrestuar 7 të huaj pasi ndaj tyre kishte urdhër arrest ndërkombëtar apo sepse hetimet kanë zbuluar se ata ishin të përfshirë në aktivitete terroriste” u shpreh Ministri i Mbrojtjës së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis.

Autoritetet greke nënvizojnë se rreziku vjen për shkak të fluksit të pakontrolluar të emigrantëve dhe faktit që nuk ka përfunduar regjistrimi i emigrantëve.