MENU
klinika

A do të marrim Presidencën e OSBE-së?

Hapa të mëdha konkretë, Cakaj siguron mbështetjen për integrim

13.09.2019 - 09:13

Vendet e Vishegradit mbështesin me forcë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Qëndrim ky i konfirmuar këtë të enjte nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Por veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjetikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit.

Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček.

Takim gjatë së cilit u dakordësuan një serë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.