MENU

Reagimi i Greqisë

Harta e “Atdheut blu”, tjetër provokim nga Erdogan

03.09.2019 - 09:55

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon retorikën e tij provokuese, ekspansioniste kundër Greqisë dhe Qipros, kësaj radhe duke u fotografuar para një harte që tregon ujërat territoriale të Turqisë që shtrihen përtej Egjeut.

Harta e të ashtuquajturit “Atdheu Blu” tregon kufijtë detarë të Turqisë që shtrihen nëpër ishujt Grekë të Egjeut lindor dhe juglindor dhe madje deri në Kiklada, që tregon një zonë 462,000 kilometër katror (290,000 sq.m.) që Ankaraja e pretendon si të vetën.

Fotografia e Erdoganit, gjatë një konference në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Stamboll gjatë fundjavës, bëri që Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias të reagonte.

“Kufijtë e shteteve nuk përcaktohen nga ndonjë hartë që ai pëlqen, por në bazë të ligjit ndërkombëtar,” tha Dendias të hënën gjatë një interviste televizive.

Ai shtoi se mendimet e Turqisë i përkasin një “pakice”.“E drejta ndërkombëtare nuk mund të shkelet nga marifetet e marrëdhënieve me publikun, “tha ai.

Kjo është e fundit në një listë të gjatë veprimesh provokuese nga Ankaraja. Ajo që i bën më shqetësuese të gjitha këto deklarata provokuese është se ato zakonisht ndiqen nga paralajmërime se Turqia është e vendosur të përdorë forcën ushtarake nëse një komb pengon pretendimet e tij.

Sa i përket Greqisë, Turqia përpiqet të kufizojë ujërat territoriale greke në gjashtë milje detare. Shpesh thuhet nga Erdogan se duhet të ketë sovranitet të përbashkët në ujërat e Egjeut. Nuk është rastësi që aeroplanët turqë shkelin hapësirën ajrore greke.

Sa për Qipron, Turqia tashmë po kryen pajisje të shpimit për hidrokarbure brenda zonës ekskluzive ekonomike të ishullit (EEZ), por jo brenda blloqeve të përcaktuara që do të eksplorohen nga kompanitë e energjisë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ata promovojnë projekte në pjesën veriore të okupuar të Qipros që do t’i shërbejë vetëm interesave turke me pretekstin e sigurimit të interesave të qipriotëve turq.