MENU
klinika

U përgjigjet akuzave

Hera parë në histori, Presidenti Meta përballet sot me Komisionin Hetimor

09.09.2019 - 08:22

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:00 presidenti Meta do të përballet me Komisionin e Posaçëm Hetimor Parlamentar, i ngritur për shkarkimin e tij.

Meta i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së bërë zyrtarisht nga ky komision për të marrë pjesë si dëshmitar para deputetëve, të cilët do të verifikojnë zbatimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me dekretimin dhe zhdekretimin e datës 30 qershor të zgjedhjeve lokale.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një Komision Hetimor për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e Kushtetutës.

Mësohet se në këtë përballje, Presidenti do të shoqërohet nga 3 këshilltarë.

kolana e librave

Pak ditë më parë, presidenti Meta, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se mezi pret të shkojë në Komisionin Hetimor ku është thirrur.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë, më ‘çmendët’ me sms-të tuaja si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj te Parlamenti?! Së pari, Presidentit si kryetar i shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem te Parlamenti”, shprehet Meta.

“Harmonia fetare, pasuri e çmuar e kombit shqiptar”

Meta: Zvicra model që mund të mësojmë më shumë

VOA/ A do rekomandojë largimin nga projekte të shtrenjta?

Banka Botërore mbështetje Shqipërisë pas tërmetit

"Garantojmë siguri në objektet që po rikonstruktojmë"

Ekspertët izraelitë përmbyllin inspektimet në Shqipëri

Përfundojnë afatet, dosja shkon në gjykatë

Bien akuzat për lobimin rus e pastrim parash ndaj Lulzim Bashës