MENU
klinika

Profil

Herman Kortes, spanjolli që i dha fund qytetërimit aztek…

13.09.2019 - 15:39

Me lundrimin drejt Lindjes portugezët themeluan një perandori tregtare. Fqinjë të tyre spanjollë, pas udhëtimit të parë të Kristofor Kolombit, menduan të bënin të njëjtën gjë duke lundruar drejt perëndimit. Mirëpo ishujt që gjeti Kolombi dhe eksploratorët e tjerë, nuk kishin ç’ti tregonin botës.

Më vonë disa tregtarë spanjollë zbritën në brigjet e Meksikës. Ata u mrekulluan nga ato që panë. Këtu kishte shtëpi të bardha pre guri, të ngjashme me ato që kishin lënë në Spanjë. Banorët vishnin rroba të lehta prej pambuku dhe mbanin bizhuteri të arta, shpesh me gurë të çmuar.

Ata gdhendnin statuja dhe u ngrinin tempuj zotave të tyre. Ajo që ndodhte në këta tempuj i tmerroi spanjollët. Aztekët i sakrifikonin njerëzit dhe më pas i hanin.

Diego Velaskezi, guvernatori i Kubës, caktoi Herman Kortesin në krye të një ekspedite. Kortesi ishte një një zgjedhje disi e çuditshme .

Aventurat e tij dashurore i kishin nxjerrë telashe me guvernatorin. Pas një periudhe të shkurtër burgimi (gjatë së cilës u arratis dy herë), Kortesi u pajutua me qeverinë dhe Velaskezi i dha një sipërfaqe të madhe toke.

Kortesi u bë kryebashkiak i qytetit të ri Santiago de Kuba, dhe gjithashtu mori dhe dy preiftërinj për t’u ndryshuar fenë banorëve. Ai gjithashtu synonte të shpëtonte spanjollë, që mendohej se jetonin në atë vend të çuditshëm, si dhe të vednoste të drejtat e tregtimit.

Minutën e fundit Velaskezi ndërroi mendje dhe e urdhëroi Kortesin ta ndalonte përgatitjen për ekspeditën. Kortesi bëri sikur e keqkuptoi urdhrin dhe lundroi përreth ishujve Karaibe, duke rekrutuar luftëtarët më të mirë që mundi të gjente, si Pedro de Alvarado, më i frikshmi i ekspeditës dhe Huan Garido, një njeri me ngjyrë që u bë zezaku i parë që zbarkoi në kontinentin e Amerikës së Veriut.

Kortesi grumbulloi 553 ushtarë. Pastaj lundroi drej Meksikës së sotme. Fillimisht zbarkoi në brigjet e Jukatanit, në tokën e majave. Aty takoi Jeronimo de Aligar, një i mbijetuar i një anijeje të mbytur i cili ishte zënë më pas rob nga majat dhe punoi si skllav.

Kur de Aligari mësoi për zbarkimin e tyre ai iu lut mbretit të majave, i cili kishte konsideratë për të, ta linte të shkonte. Ai iu bashkua Kortesit dhe tashmë ky i fundit kishte një përkthyes. (Aligari fliste gjuhën e majave dhe disa gjuhë të tjera indiane.

Spanjollët i ranë rrotull cepit të Jukatanit dhe lundruan përgjatë brigjeve të Tabaskos, ku u pritën me breshëri shijetash. Aty filloi një betejë që u mbyll me paqen midis fisit të Tabaskos dhe spanjollëve. Ata i iu bënë shumë dhurata spanjolëve dhe mes tyre edhe skllavja e bukur Malinali (ose Maliçe).

Kortesi e quajti Marina dhe u bë e dashura e Kortesit.

Marina e mësoi shpejt gjuhën e të dashurit dhe u lidhën aq shumë sa që aztekët e thërrisnin Malincin (cin, titull nderi në gjuhen nuhatl, si don në spanjisht).

Kortesi e çoi flotën e tij edhe më larg dhe zbarkoi ne vendin e totokanëve, vasalë të mbretit të madh të aztekëve. Mbreti tootokanë i rrefeu Kortesit për sakrificat e panumërta të aztekëve dhe persekutimin e vazhdushëm që populli i tij duhej të duronte.

Totokanët menduan se Kortesi dhe njerzit e tij mund t’i mbronin nga aztekët. Veç kësaj, ata kishin parë se si i kishin thyer ushtarët spanjollë statujat e zotëve të tyre. Kur panë se zotat nuk i goditën spanjollët, ata vendosën të bëhen të krishterë.

Motekuhzoma II (i quajtur Montezuma nga spanjollët) perandori iaztekëve, perandori e cila në atë kohë kishte arritur kulmin e saj imperialist, dërgoi ambasadorë për ta korruptuar Kortesin dhe magjistarë për ta vrarë me formula magjike. Por ai e bëri Kortesin edhe më të etur për të vizituar kryeqytetin.

Kortesi vendosi se mënyra për të shtënë në dorë arin e aztekëve ishte pushtimi i perandorisë.

Duke krijuar një qytet (Vera Kruz) për t’i bërë ballë guvernatorit të Kubës, Kortesi, i shpalli urdhrat e ish-eprorit të tij pavleshme dhe tashmë qeveria e Vera Kruzit e zgjodhi Kortesin si kryegjeneral të ekspeditës.

Kortesi filloi marshimin drej kryeqytetit të perandorisë azteke, Tenoçtitlan, gjatë rrugës bëri alenacë me Tlaskalanët, një popull i cili nuk ishte pushtuar kurrë nga aztekët.

Montezuma mendonte se ardhja e Kortesit përmbushte një profeci të vjetër azteke, dhe kështu pa hezitim ai e ftoi Kortesin në qytet.

Me 8 nëntor 1519, Kortesi së bashku me 300 shoqërues hynë në Tenoçtitlan, ku Montezuma iu ofroi si vendqëndrim tempullin të Huitzilopoçtlit.

Për të qënë të sigurtë spanjollët rrëmbyen Montezumën dhe e mbajtën rob në pallatin e tyre.

Kortesi shqetosohet nga lajmi se 900 spanjollë kishin zbarkuar në Meksikë të drejtuar nga Panfilo de Narvarez, armiku i tij i dërguar nga guvernatori i Kubës. Menjëherë pas kësaj

Kortesi nxiton dhe mbledh 350 burra dhe niset për të zhdukur problemin Navarez dhe në Tenoçtitlan lë Perdro de Alvaradon me 80 burra.

Trupat e Narvarezet u mposhtën, nga një sulm i koordinuar natën me aleatët indianë (që Kortesi i kishte bërë rrugës), dhe pas përleshjeve, me anë të oratorisë së tij të zotë, bindi edhe burrat e Narvarezit t’i bashkoheshin.

Ndërkohë, në Tenoçtitlan, de Alvarado ishte thirrur në një festival religjioz në nder të zotave, aty ishin të ftuar dhe aristokracia azteke. Ndoshta duke e parë si një rast për të paralizuar më shumë lidershipin aztek, Alvarado sulmoi.

Menjëherë pas kësaj ai dhe ushtria e tij u turrën për në tempullin e tyre, ku u rrethuan nga aztekët. Kortesi pasi e mori këtë lajm, e kuptoi që nuk kishte kthim pas, ai urdhëroi që anijet të digjeshin dhe marshoi drejt kryeqytetit me një ushtri akoma më të madhe se e para.

Kur ushtria e Kortesit hyri në pallat, sulmi rifilloi. Ai e ngjiti Montezumën në frëngji që t’i fliste njerzve të tij. Ai u përshëndet nga një re gurësh dhe shigjetash. Një hobe e vrau perandrin.

Në natën e 1 korrikut 1520, Kortesi së bashku me mini-ushtrinë e tij u përpoq që të arratiseshin. Kortesi me një pjesë të ushtrisë ia mbathi por ata dëshmuan therjen makabër të shokëve të tyre, të cilëve iu hoq për së gjalli zemra si sakrificë ndaj zotave. Jo natë u njoh si La noche triste (nata e trishtuar).

Kur Kortesi u tërhoq tek territori i Tlakskalanëve ai planifikoi sulmin përfundimtar të kryeqytetit. Ai u ndihmua dhe nga një epidemi që kishte mbërthyer kryeqytetin aztekas. Pas muajve të tërë luftimesh nëpër rrugët e qytetit, me 13 gusht të 1521 Kortesi shtiu në dorë Tenoçtitlanin dhe rrjedhimisht perandorinë azteke.

Aleatët indianë masakruan popullsinë vendase dhe spanjollët u dhanë një dorë duke e shfarosur qytetrimin aztek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN