MENU
klinika

Paralajmërimi i zv.ministrit

Hodaj: Kush përjashtohet nga Policia e Shtetit nuk kthehet më!

17.09.2019 - 10:25

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se kush përjashtohet nga Policia e Shtetit nuk kthehet më.

Gjatë një konference për mediat për ecurinë e Vettingut në Polici u shpreh se procesi duhet të kryhet me shpejtësi dhe cilësi.

“Sipas legjislacionit të Shqipërisë, çdo punonjës i shtetit është i detyruar që në momentin që haset me potencialisht kryerjen e një vepre penale duhet të bëjë një kallëzim për këtë qëllim.

Pra në të gjitha rastet kur Komisioni i Jashtëm i vlerësimit apo SHÇBA nesër do të konstatojë se mund të jenë konsumuar një vepër penale qoftë kur verifikohet pasuria apo integriteti është i detyruar të bëjë kallëzim penal.

Sanksioni për mospërmbushje të kritereve të vlerësimit kalimtar apo vettingut është përjashtuar nga policia e shtetit. Sipas ligjeve kush përjashtohet nga Policia e Shtetit nuk kthehet më në Policinë e Shtetit.”

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita