MENU
klinika

Ç'do të ndodhë tani?

Hong-Kong, 100 ditë protestash, marshimesh e dhune

16.09.2019 - 15:07

Protestat pro-demokracisë që filluan në Hong-Kong 100 ditë më parë kanë zhytur ish-koloninë britanike në krizën e saj më të rëndë që kur u kthye në sundimin kinez në 1997.

Edhe pse administrata e territorit e mbështetur nga Pekini nën udhëheqjen e shefes ekzekutive Carrie Lam ka tërhequr projekt-ligjin e ekstradimit, që bëri që miliona njerëz të dilnin në rrugë në qershor, protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre dhe ka patur gjithnjë e më shumë dhunë në protesta.

Një përmbledhje e shkurtër e këtyre 100 ditëve:

9 qershor

Në demonstratën më të madhe të territorit që nga viti 1997, më shumë se një milion njerëz, sipas organizatorëve, marshuan paqësisht për të protestuar kundër një ligji që do të lejonte ekstradimin e individëve të akuzuar në territorin e Kinës për t’u përballur me gjyqin.

12 qershor

Demonstratat që përkojnë me leximin e dytë të projekt-ligjit në Këshillin Legjislativ, u përfshinë në dhunë me policinë. Policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe shkopinj kundër demonstruesve; dhjetëra u plagosën dhe një protestues vdiq pasi ra nga një çati.

15 dhe 16 qershor

Lam njoftoi se qeveria do të pezullonte projektligjin, por ndaloi tërheqjen e plotë të kërkuar nga kundërshtarët e saj. Në një tubim masiv të nesërmen pati rreth dy milion njerëz, sipas organizatorëve, në një qytet me një popullsi prej 7.3 milion.

1 korrik

Ndërsa zyrtarët në qytet shënuan përvjetorin e kthimit të Hong Kongut në Kinë në 1997, mijëra protestues përsëri dolën në rrugë. Më vonë, një grup shkatërroi rrugën që çonte në Këshillin Legjislativ dhe shkatërroi ndërtesën.

21 korrik

Protestuesit qëlluan zyrën e Kinës në qytet me vezë dhe mbishkrime, dhe policia hodhi gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën. Në mes të një reagimi të furishëm nga Pekini, mbështetës të maskuar të qeverisë, të armatosur me shkopinj, sulmuan protestuesit në një stacion metro. Protestuesit akuzuan policinë se reagoi shumë ngadalë.

27 dhe 28 korrik

Dhjetëra njerëz u arrestuan.

3 dhe 4 gusht

Protestuesit shënjestruan stacionet e policisë në fundjavën e tetë radhazi të demonstratave, me gjithë paralajmërimet nga Kina.

12 gusht

Aeroporti i Hong Kongut, një nga më të ngarkuarit në rajon, u detyrua të anulonte fluturimet pasi mijëra protestues të veshur me të zeza pushtuan sallën e nisjes.

18 gusht

Rreth 1.7 milion njerëz ecën në mënyrë paqësore nëpër rrugët e Hong Kongut për të kërkuar tërheqjen e projekt-ligjit për ekstradimin.

30 gusht

Disa aktivistë të shquar të demokracisë u arrestuan.

31 gusht

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në kundërshtim të një ndalimi të policisë.

2 shtator

Në ditën e tyre të parë të shkollës pas pushimeve verore, nxënësit e shkollave të mesme bojkotuan mësimin dhe u mblodhën në qendër të qytetit.

4 shtator

Lam njoftoi se projekt-ligji i ekstradimit do të tërhiqej plotësisht, duke iu përmbajtur një prej kërkesave kryesore të protestuesve.

8 shtator

Protestuesit marshuan në konsullatën amerikane, pasi aktivisti kryesor Joshua Wong udhëtoi në Gjermani për të mbështetur protestën, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga Kina, dhe më pas në SHBA.

15 shtator

Dhjetëra mijëra njerëz përsëri kundërshtuan autoritetet në konsullatën e Mbretërisë së Bashkuar, ku ata kërkuan që qeveria britanike të rriste presionin mbi Pekinin dhe të mbronte protestuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN