MENU
klinika

Dorëzohet para Amerikës

Huawei i gatshëm të shesë 5G?

13.09.2019 - 19:23

Goditje befasuese e gjigantit kinez, Huawei për të dalë nga përplasja me administratën amerikane të Donald Trump që e akuzon atë për spiunazh dhe që ka ndaluar produktet e tij.

Drejtori menaxhues dhe themeluesi i gjigantit kinez, Ren Zhengfei tha në një intervistë për ”The Economist” se kompania mund të shesë, me hyrje të përhershme, për një rival perëndimor të gjitha patentat, licencat, kodet dhe njohuritë për 5G për një shumë të vetme.

“Blerësi më pas mund të modifikonte kodin burimor dhe për këtë arsye as Pekini dhe as Huawei vetë nuk do të kishin më shumë kontroll mbi infrastrukturën telekomunikuese të ndërtuar”, shpjegoi Ren.

Sipas themeluesit të Huawei “një shpërndarje e ekuilibruar e interesave do të favorizonte mbijetesën e Huawei, duke e lejuar atë të bëjë përparime të mëdha”.

”Kompania po përballet me një krizë të thellë mbijetese për shkak të presionit të qeverisë amerikane”, theksoi ai.