MENU
klinika

Premeria u duartrokit për 8 minuta

I suksesshëm ende pa u publikuar filmi “Joker”

01.09.2019 - 20:33

Në fund të muajit gusht u publikuar traileri i filmit të ri “Joker”, ku në rol kryesor luan Joaquin Phoenix.

Filmi tregon historinë e Arthur Fleck, një klloun tepër i trishtuar nga Gotham.

Teksa kujdeset për mamanë e tij të sëmurë, Arthur ka vetëm një dëshirë; të bëhet një komedian i famshëm.

Mirëpo pas përpjekjeve të shumta, ai nuk arrin t’ia dalë.  Arthur merr vetëm negativitet nga njerëzit pranë tij, të cilët arrijnë deri në atë pikë sa edhe e sulmojnë.

Për këtë arsye, ai kthehet në personazhin negativ të historisë dhe ngjarjet në film janë tepër intriguese.

Në “Venice Film Festival” u mbajt premiera e filmit “Joker”, i cili është duartrokitur për 8 minuta rresht, pasi është pëlqyer mjaft nga të pranishmit.

Madje, në mediat e huaja po përflitet që tani se ky film është i denjë për t’u nominuar në “Oscars”.

Pas premierës në Venecia, filmi “Joker” do të shfaqet tashmë në Toronto.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?