MENU
klinika

Zikaltërit mendojnë për sezonin e ardhshëm

Inter nis negociatat me kampionin e botës!

05.09.2019 - 17:12

Interi ka zhvilluar disa takime me Mario Gotze për një transferim të mundshëm me parametra zero verën tjetër, sipas raporteve të Gazzetta dello Sport.

Gjermani 27-vjeçar, i cili aktualisht luan te Borussia Dortmund, ka vetëm nëntë muaj të mbetur në kontratën e tij me BVB.

Raportet nga Italia sugjerojnë se në takimet e para nuk është gjetur gjuha e përbashkët në aspektin financiar, por nuk përjashtohet mundësia që dy palët të takohen përsëri.

Gotze këtë sezon ka bërë dy paraqitje, ku në të dyja është futur nga stoli dhe nuk ka pasur asnjë impakt në lojë.