MENU
klinika

SHBA po nis luftën?

Irak/ 40 tonë bomba në ‘ishullin e infektuar nga ISIS’

11.09.2019 - 14:43

Avionët luftarakë amerikanë kanë hedhur më shumë se 40 tonë bomba në një ishull, të cil Trump e quan “të infektuar nga ISIS” në Irak të martën, thanë autoritetet.

Operacioni, i cili shënjestroi ishullin Qanus në lumin Tigër, u krye nga SHBA dhe një koalicion i vendeve të tjera në luftën për të zhdukur përgjithmonë fortesat e ISIS-it në vend.

Videoja e bombave të hedhura nga SHBA të martën u postua në Twitter nga forca e përbashkët e luftës kundër militantëve. Ajo tregon një pamje ajrore të ishullit dhe shpërthime.

Trupat e batalionit të 2-të të operacioneve speciale në Irak u dërguan më pas për të pastruar zonën, e cila është përshkruar si një “zone tranziti shpërndarje” për luftëtarët e ISIS.

“Me këtë operacion i mohuam mundësinë pjesëtarëve të ISIS që të fshihen në ishull”, tha Gjeneral Major Eric T. Hill, komandant i operacionit të përbashkët me forcat irakiane.

Që në vitin 2014, ISIS ka kapur zona të mëdha në Irak dhe Siri, përpara se të shpallte të ashtuquajturin kalifat. Grupi terrorist u shpall i shpartalluar në vitin 2017, kohë kur ata humbën fortesën e tyre të fundit në Baghouz.

Sidoqoftë, ISIS ekziston ende si një forcë guerile në Irak dhe Siri, duke u fshehur në vende të shkreta, të braktisura.

Presidenti amerikan Donald Trump synon të zbatojë ligjin e hakmarrjes pas sulmeve të fundit të Talibanëve në Afganistan që i kanë dhënë fund, të paktën tani për tani, samitit që do të organizohej në Camp David midis drejtuesve afganë dhe vetë presidentit.

Talibanët kanë kërcënuar se nuk do t’i ndërpresin sulmet as në të ardhmen dhe se prej tyre do të vriten edhe më shumë amerikanë. Ata gjithashtu kontrollojnë pjesë të mëdha të Afganistanit dhe kanë mundësi të sulmojnë kudo ku dëshirojnë, madje edhe në qendër të kryeqytetit Kabul.