MENU
klinika

Tundimi i SHBA

15 miliardë dollarë “kredi” për Iranin?

12.09.2019 - 15:25

Sipas burimeve konfidenciale të Shtëpisë së Bardhë, të cituar nga Bloomberg, të hënën Donald Trump diskutoi me këshilltarët e ngushtë mundësinë e lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit, përpara samitit të mundshëm me Presidentin iranian Hassan Rohani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha që ai ishte dakord, ndërsa këshilltari i Shtëpisë së Bardhë John Bolton, (tashmë i larguar), avokati i “presionit maksimal” për të përkulur Republikën Islamike, e kundërshtoi dhe më pas u largua.

Mundësia tjetër e shqyrtuar në takim është ajo e bashkimit të qëndrimeve me planin francez për kredinë 15 miliard dollar për Teheranin. 

Në samitin e G7 në Biarritz Trump e kishte dhënë pëlqimin e tij për planin e Emmanuel Macron por duket se Bolton kishte ndalur gjithçka.

Në Izrael janë të bindur se “çdo gjë ka përfunduar “. Gjithashtu në Teheran janë të bindur se presidenti amerikan dëshiron një marrëveshje me çdo kusht, të cilën  ai mund ta ‘shpenzojë’ në fushatën zgjedhore.

Ministri i Jashtëm Jawad Zarif dhe Presidenti Rohani janë të gatshëm ta shfrytëzojnë këtë mundësi, kurse krahu konservator i udhëhequr nga Ali Larijani dhe Pasdaran është kundër. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei është i pavendosur.

Iranianët shikojnë mbi të gjitha precedentin e Sirisë. Sekretari i Mbrojtjes James Mattis u shkarkua në dhjetor 2018 sepse nuk dëshironte tërheqjen e trupave amerikane. Pasardhësi i tij Patrick Shanahan pati të njëjtin fund në qershor, derisa, Mark Esper, I hapi rrugën hyrjen së trupat turke, një prelud i tërheqjes amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen