MENU

"Ta kenë të qartë që..."

Ish-anëtari i LSI tregon ‘dhëmbët’, kërcënon Bashën dhe Kryemadhin

12.09.2019 - 11:06

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni gjatë fjalës së tij në seancën e sotme të Kuvendit, ka hedhur dyshime se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë afër një marrëveshje.

Kryeministri po flirton me opozitën në rrugë dhe është pranë një pazari, sikurse po thuhet”-tha deputeti Gjoni.

Por, më tej ai i ka drejtuar një paralajmërim të fortë si Bashës edhe Kryemadhit, ndërsa theksoi se “Ata në rrugë ta kenë të qartëm, si PD dhe LSI, nuk ka marrëveshje për ndryshimin e sistemit zgjedhor pa votën tonë në parlament, hidhuni pupi në ajër, nuk ka shans të ndryshohet sistemi pa votën tonë në parlament”.

Gjithashtu deputeti Gjoni paralajmëroi se opozita në parlament nuk do të votojë në favor të asnjë pazari, në kurriz të shqiptarëve.

Votat tona nuk do jenë kurrë në favor të një pazari në kurriz të shqiptarëvë, e kanë humbur votën në parlament pa e kuptuar fare”-tha ndër të tjera Ralf Gjoni.