MENU

Arsyet e ish-kryeministrit turk

Turqi/ Davutoglu largohet nga partia e Erdogan

13.09.2019 - 15:50

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se planifikon të formojë një lëvizje të re politike.

 “Është përgjegjësia dhe detyra jonë historike, të krijojmë një lëvizje të re politike,”-tha Davutogl.

Davutoglu njoftoi për dorëheqjen të premten, disa ditë pasi partia nisi procedurat për përjashtimin e tij dhe të tre ish-ligjvënësve të tjerë për, siç thuhet, shkelje të disiplinës.

“AK nuk ka më aftësi të jetë një zgjidhje për problemet e vendit tonë,” tha Davutoglu në një konferencë për shtyp në Ankara. “Është e qartë se nuk ka ndonjë vlerësim të brendshëm, se kanalet për … bisedime janë të mbyllura dhe nuk ka mundësi  ndryshimi” shtoi ai.

Ai shërbeu si Ministër i Jashtëm midis 2009 dhe 2014 dhe më vonë si Kryeministër deri në vitin 2016 kur u shkarkua nga Erdogan dhe u zëvendësua nga Binali Yildrim.

Kohëve e fundit, ai ka qenë kritik ndaj politikave të Erdoganit, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes. Davutoglu është njeriu i dytë më i rëndësishëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që jep dorëheqje.

Në muajin korrik, edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan është larguar, duke bërë publike planet për formimin e një partie të re. Erdogan i ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij se “ata që zbresin nga treni, nuk do të lejohen të kthehen më”

AKP, e cila ka qeverisur Turqinë që nga 2002, nuk u përgjigj menjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN