MENU
klinika

Pas katër muajsh jepen arsyjet

Ja pse vdiq motra e ish-anëtarit të One Direction

11.09.2019 - 15:57

Në maj të këtij viti motra e ish-anëtarit të One Direction, Louis Tomlinson ndërroi jetë në moshën 18-vjeçare.

Ajo u gjet e vdekur nga shoqja e saj e dhomës dhe në ato kohë nuk dihej ende arsyeja përse ndërroi jetë.

 

Por tani që ka kaluar pak kohë ka dalë edhe përgjigjja e autopsisë dhe thuhet se shkak i vdekjes është bërë kombinimi i gabuar i kokainës dhe ilaçeve të ankthit, pra një mbidozë aksidentale.

Këto të dyja ndikuan negativisht në trupin e saj dhe për pasojë pësoi infarkt.

Vdekja e saj ishte një goditje e madhe për Louis, i cili në vitin 2016 humbi edhe të ëmën.

Ajo ndërroi jetë për shkak të leucemisë.