MENU
klinika

Foto/ Organizojnë festë madhështore

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez një hap drejt dasmës!

30.09.2019 - 16:05

Dasma është gjithmonë e më afër. Bëhet fjalë për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez të cilët janë fejuar zyrtarisht.

Në fillim të muajt mars të këtij viti, Alex i propozoi Jennifer-it me një unazë të adhurueshme që mendohet të ketë kushtuar rreth 1 milion dollarë.

foto galeri

foto galeri

Së fundmi, çifti ka organizuar një festë fejese madhështore dhe tepër luksoze. Të premten ata kanë mbledhur familjarët dhe miqtë e afërt, mes tyre edhe shumë të famshëm, për të festuar një event kaq të rëndësishëm sa fejesa.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

“Ishte një festë e ndriçuar në çdo kënd nga qirinjtë, lule të bardha dhe drita lejla. U mbajt edhe në ambient të jashtëm edhe në të brendshëm. Gjatë darkës u ngritën shumë dolli për çiftin-është shprehur një burim për E!News. Alex dhe këngëtarja e njohur janë të lidhur prej gati 3 vitesh dhe shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN