MENU
klinika

Nis sot etapa e re

Jetoni jashtë Kosovës dhe doni të votoni?

18.09.2019 - 10:16

Duke filluar nga sot (18 shtator 2019), qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mund të votojnë përmes postës.

Votuesit nga vendet e mërgatës do të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Klan Kosova, i cili ka shtuar se sot do të mbahet një mbledhje ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të përpilohet një raport i detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit.

Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës. Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”.