MENU
klinika

Video/ Tifozi i ulet në gjunjë moderatores

Jo vetëm dhunë në derbi, por dhe propozim për martesë

30.09.2019 - 16:44

Derbi i djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit u shoqërua nga akte të rënda dhune mes tifozerive, por në stadiumin Selman Stermasi kishte vend edhe për dashuri.

Moderatorja e emisionit sportiv “Bar skedina”, Gea Braha ka marrë një propozim për martesë gjatë derbit Tirana-Partizani.

Një tifoz me emrin Goni është ulur në gjunjë jashtë rrjetës së stadiumit dhe ka nxjerrë unazën për të propozuar ish-velinën seksi të emisionin “Fiks Fare”. Pasi e thërret shumë herë Gean, vajza e shikon dhe nuk përgjigjet pasi përballë saj kishte kamerën.

 

View this post on Instagram

 

Mora nje propozim per martese ne stadium , por me kapen pak pa mendje gjate punes ???❤️❤️

A post shared by Gea Braha (@gea.braha) on

Në fund, pasi nuk merr përgjigje, propozuesi ngrihet i zhgënjyer. Në sfondin e videos dëgjohet zëra djemsh që e thërrasin. “O goni, hë me të refuzoi?”- i thotë njëri aty pranë.

“Mora një propozim për martesë në stadium, por me kapen pak pa mendje gjate punes”, – shkruan Gea krahas videos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëvrasja e shkrimtares

‘Fundi tragjik i Virginia Woolf’


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?