Një perandori e lavdishme si Perandoria Osmane nuk do të kishte pasur asnjë pengesë në pushtimin e bastionit mbrojtës të Europës Qëndrore (Vjena), dhe të përhapej si murtajë e zëzë nëpër të gjithë Europën po të mos kishte qenë John III Sobieski.
Kush ishte ky hero i heshtur, që historia e lë në harresë, por që kontributi i tij olimpik ishte deçisiv për historinë e Europës Perëndimore?
John III Sobieski, mbret i Polonisë (1629-96): Më i famshmi ndër mbretërit polakë, arritjet e Sobieskit në Vienë kanë dominuar ndër shekuj, dhe ai qëndron edhe sot për shumë polakë si një hero i paarritshëm.
I lindur në një familje të pasur në Volhinë (Ukrainën Perëndimore). Në 1648, pas një turi 2 vjeçar nëpër Europë, ku studio fortifikimet dhe shkencën ushtarake, ai kthehet në Poloni ku u përfshi në Rebelimin e Kosakëve (1648-54).
Duke komanduar banderolën e tij të kavalerisë (100-200 kalorës) talenti i tij ushtarak filloi të shfaqej shpejt talenti i tij ushtarak dhe pas fitores dërrmuese polake në Beretsçeko (1651), mbreti John II Kasimiri e dërgoi si përfaqësues të Polonisë në oborrin osman.
Aty Sobieski studio traditat ushtarake osmane dhe taktikat e tyre. Në 1651, shpërtheu Lufta e Parë Veriore, dhe Suedia pushtoi Poloninë duke u njohur ndryshe si “Përmbytja e Përgjakshme”. Në këtë konflikt Sobieski ishte pjesë e një regjimenti polak, që pas kapitullimit iu betuan për besnikëri Karli X Gustav të Suedisë.
Megjithatë në më pak se një vit, ai kthehet me njësinë e tij në palën polake dhe luftoi 3 ditë në Varshavë në mbështetje të mbretit të Polonisë, ku ishte në krye të një force prej 2000 kalorësish.
Pas fitores mbi Kosakët dhe aleatëve të tyre, Tartarët, në Betejën e Parë të Podhajcës (1667). Sobieski mori gradën më të lartë në Komunelthin Polako-Lituanez, Hetman i Kurorës së Madhe dhe gjithashtu u emërua Komandant i Përgjithshëm i forcave polake.
Me gjithëse karriera e tij begantonte vit pas viti, fitorja e vërtetë që e drejtoi drejt madhështisë ishte Beteja e Kotinit (1673) ku ai mposhti osmanët në një stërmundim monumental dhe zaptoi fortesën e tyre.
Përhapja me shpejtësi e lajmit të betejës dhe e vdekjes së mbretit Mikael Koribut Visnioviecki, emri i Sobieskit u bë kandidat i fortë për fronin. Vitin pasardhës ai u zgjedh si monarku i ri dhe në shkurt të 1676-s ai u kurorëzua si John III Sobieski.
Sobieski ishte luftëtari hero model i kohës së tij, i mprehtë dhe me një besim të thellë katolik, ai ishte një burrë energjik. Ndryshe nga shumica e monarkëve të tjerë europianë, ai ishte tolerant ndaj hebrejve dhe protestantëve në mbretërinë e tij.
Ai bëri përpjekje t’i ofronte Polonisë institucione të konsoliduara qeverisëse dhe dëshiroi establishmentin e kufijve të përhershëm polak si dhe sigurinë e Polonisë, ku veçohet përpjekja e tij për të krijuar një koalicion ndërkombëtar kundër Islamit.