MENU
klinika

Profil

Klopp, shembulli pse s’duhet të dorëzoheni…

12.09.2019 - 20:31

Ai është një nga trajnerët më të simpatizuar në historinë e futbollit ndërsa po të flasim për grintën dhe dinamizmin që e karakterizon, me siguri ai është më i veçanti…

Jürgen Klopp lindi më 16 qershor 1967. Ai u rrit në fshat në fshatin Black Forest të Glatten afër Freudenstadt me dy motrat më të mëdha. Ndërsa luajti si një futbollist amator, Klopp punoi një numër punësh me kohë të pjesshme, duke përfshirë punën në një lokal me qira si dhe ngarkonte sende të rënda në kamionë.

Jurgen është martuar dy herë. Ai më parë ishte martuar me Sabine, me të cilin kanë një djalë, Marc (lindur 1988). Më 5 dhjetor 2005, Klopp u martua me punonjësen sociale dhe shkrimtaren e fëmijëve, Ulla Sandrock.

Ai është aktualisht trajner i Liverpool në Premier League me të cilët arriti suksesin më të madh personal vitin e kaluar duke u shpallur kampion i Europës.

Shpesh i interesuar për popullarizimin e filozofisë së futbollit të njohur si “Gegenpressing”, Klopp vlerësohet nga shumë njohës të futbollit si një nga menaxherët më të mirë në botë. Gjermani e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur tek Mainz 05. Një lojtar i zellshëm dhe fizik, ai fillimisht u vendos si sulmues, përpara se të shndërrohej në mbrojtës për pjesën tjetër të karrierës së tij. Pas daljes në pension të tij në 2001, Klopp u bë menaxheri i klubit, duke i çuar ata në promovim në Bundesliga në 2004.

Klopp më pas u bë menaxher i Borussia Dortmund, duke i marrë përdore ata në triumfin e titullit Bundesliga në 2010–11.

Një sezon më vonë, Klopp e udhëhoqi Dortmundin në ‘dopietën’ e tyre të parë në shtëpi pasi shijuan një sezon rekordesh.

Viti pasardhës bëri që gjermani me verdhezinjtë të mbërrinin në finale të UEFA Champions League 2013, ku humbën 2–1 ndaj rivalëve të përjëtshëm të Bayern Munich. Ajo natë la një shije të hidhur tek Klopp dhe verdhezinjtë por ata sërisht e mbajtën kokën lart për atë rrugëtim fantastic që kishin bërë. Ai u largua nga Dortmund në 2015 si tekniku më afatgjatgjatë i tyre.

Pas shkarkimit të Brendan Rodgers në 2015, Klopp u emërua trajner i Liverpool dhe i dërgoi ata në finalet e EFL Cup dhe UEFA Europa League! Fati nuk buzëqeshi as këtë herë dhe “The Reds” i humbën të dyja! Që nga ajo kohë, Klopp e ka drejtuar klubin në finale të njëpasnjëshme të Champions League! Në vitin 2018 përballë ishte Real Madridi, 2 herë resht kampion i Europës ndërsa Klopp u përball me dëmtimin e Salah dhe performancën katastrofike të portierit Karius. Rezultati? 3-1 për Real Madrid!

Sërish dështim në karrierën personale të Klopp dhe sërish dështim në të njëjtin ekip për të disatën herë.

Dihej se Klopp ka hequr të ‘zitë e ullirit’ me një lumë kritikash pas asaj ndeshje dhe me qindra zëra që i kumbonin në vesh: Largohu! Një njeri me zemër të dobët pas gjithë kësaj do të ishte dorëzuar dhe do të merrte valixhet në duar, por Jurgen Klopp s’ka lidhje me personin në fjalë.

Ai krijoi një ekip për tu patur zili dhe avancoi deri në gjysmë-finale të Champions League, ku përballë ishte Barcelona, ndërsa në kampionat luftonte ‘kokë më kokë’ me Manchester Cityn e Guardiolës. Ndeshja e parë në Spanjë hodhi poshtë shpresat e 80% të futbolldashësve, të cilët ishin mbështetës të Liverpool.

Messi me shokë shkatërruan 3-0 Liverpoolin dhe hodhën një këmbë në finalen e madhe! Nga ana tjetër lufta ndaj Manchesterit në kampionat dukej e humbur…

Në sfidën e kthimit, Klopp sfidoi fatin e keq të dëmtimeve e pesimizmin e njerëzve dhe me një Liverpool ‘gjysmak’ bëri mrekullinë duke fundosur Barcelonën 4-0 në shtëpi. Nga toka në ‘qiellin e shtatë’ dhe Liverpool tani kishte më shumë shpresë se kurrë!

Në finale vinte Tottenham që konsiderohej i eleminuar që në fazën e grupeve, por që befas i shkoi deri në fund kompeticionit. “The Reds” ishin më të etur se kurrë atë ndeshje dhe triumfi ishte për ta me rezultatin e pastër 2–0 kundër Spurs.

Qindra pengesa, vështirësi dhe ‘dallgë’ në karrierën e tij, por Klopp ja doli dhe siguroi titullin e tij të parë evropian.

Ai e drejtoi Liverpoolin në vendin e dytë në Premier League po atë sezon me plot 97 pikë, totali i tretë më i lartë në historinë angleze dhe më shumë pikë të shënuara nga një ekip pa fituar titullin. Në sezonin e ardhshëm, Klopp fitoi trofeun e tij të dytë me klubin pasi fituan Super Kupën e UEFA-s 2019, duke mposhtur Chelsean 5-4 në ruletën e penalltive.

I duruar, i fituar! Kaq shumë vështirësi, por Jurgen ja doli të ishte në majë të Europës. Aq shumë dëmtime dhe lumë i madh kritikash por ai i sfidoi të gjitha…

Klopp është shembulli më i mirë i një njeriu që pavarësisht vështirësive të jetës nuk duhet të heqë dorë kurrë nga ëndrrat e tij…