Në Nartë, pija e verës ka bërë bashkë në një festë banorë dhe vizitorë të ndryshëm.
Organizimi synohet të kthehet në një traditë ndërsa banorët shprehen se festa të tilla ndihmojnë në promovimin e prodhimeve të tyre dhe vlerave të zonës.
Në Nartë të Vlorës pijes së verës i është dedikuar një festë.
Organizimi synohet të kthehet në një traditë të përvitshme, ndërsa banorët e shfrytëzuan festën për të ekspozuar prodhimet e tyre bio.
Ata thonë se ditë të tilla janë të rëndësishme për të promovuar edhe vlerat natyrore të Nartës.
Vizitorët patën mundësi të shijonin jo vetëm verën por edhe rakinë e likerë të ndryshëm si dhe gatimet tradicionale të zonës.
Festës së verës në Nartë nuk i munguan as këngët dhe vallet e Labërisë.