MENU
klinika

27 shtetas shqiptarë nga Franca dhe 4 nga Belgjika

Kërkonin azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 31 shqiptarë

17.09.2019 - 19:00

Riatdhesohen 31 azilantë shqiptarë nga Franca dhe Belgjika ditën e sotme.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë belge dhe franceze. Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës, u kthyen 27 shtetas shqiptarë nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero”, – thotë policia në njoftim.

Policia Kufitare ka bërë me dije se janë shtuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.