MENU
klinika

Thjerrëzat e kuqe

Këto veti të mrekullueshme do t’ju bëjnë t’i gatuani më shpesh…

28.09.2019 - 15:22

Thjerrëzat e kuqe, të quajtura ndryshe edhe thjerrëzat turke, kanë madhësi të ngjashme me ato të thjerrëzave jeshile, me të cilat jemi mësuar më tepër.

Ndryshimi qëndron në ngjyrën e kuqe të tyre dhe faktin që kanë një shije më delikate.

Në këtë artikull do të flasim për cilësitë e thjerrëzave të kuqe. Ato janë të pasura me hekur, fibra, selenium, zink, përbërje karboni, proteina e vitamina B. Gjithashtu janë një burim i mirë fosfori, mangani dhe acidi folik. Kanë një përmbajtje të ulët yndyrash dhe kanë vetëm 360 kilokalori në çdo 100 gramë.

4 veti të thjerrëzave të kuqe

  • 1. Ndihmojnë ushqyerjen korrekte gjatë shtatzënisë

Falë hekurit, ndihmojnë në parandalimin e anemisë gjatë kësaj periudhe. Fibrat luftojnë lidhjen, kurse folatet prezente tek to ndihmojnë parandalimin e defekteve ose keqformimeve të sistemin nervor të fetusit dhe lindjen e parakohshme.

  • 2. Përmirësojnë shëndetin tretës

Përmirësojnë shëndetin tretës dhe ofrojnë një ndjesi ngopjeje për një kohë të gjatë. Kur janë pa lëkurë janë më të thjeshta për t’u tretur krahasuar me thjerrëzat e zakonshme. Për këtë arsye, këshillohen tek personat me probleme intestinale dhe gastrike. Falë fibrave, parandalojnë edhe lodhjen. Ideale do të ishte të konsumoheshin të paktën njëherë në javë.

  • 3. Ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Një nga vetitë më të mira të thjerrëzave të kuqe është se falë fibrave që përmbajnë, lehtësojnë transitin intestinal dhe largojnë substancat kancerogjene që mund të jenë të vendosura në traktin e tretjes. Në këtë mënyrë shmanget thithja e tyre nga organizmi.

Gjithashtu mund të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe prostatës, sepse rregullojnë nivelet e estrogjenit dhe testosteronit.

  • 4. Përmirësojnë funksionet e trurit

Hidratet e karbonit, vitaminat, proteinat dhe mineralet e siguruara nga thjerrëzat e kuqe janë thelbësore për funksionimin e duhur të nervave dhe trurit. Ato janë gjithashtu një aleat i shkëlqyer i fëmijëve gjatë fazës së rritjes, studentëve dhe personave që gjenden në situata stresi e tensioni.