MENU
klinika

Zbardhet agjenda

Komisioni i Venecias “zbarkon” nesër në Tiranë

09.09.2019 - 17:17

Komisioni i Venecias do të “zbarkojë” nesër në Tiranë. Zhvillimet e fundit politike, kriza e thellë në vend si dhe reforma në drejtësi janë disa nga çështjet kryesore që pritet të diskutohen.

Ndërkaq, është zbardhur agjenda e takimeve të politikanëve shqiptarë me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Me këtë delegacion, pritet të takohet kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve, si dhe kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë,

Kalendari i takimeve të ditës së nesërme, e martë 10 shtator, me delegacionin e Komisionit të Venecias, është si më poshtë:

Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë

anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 10:00 – 10:55:     Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës , znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve.  (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 11:00-11:55:  Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi  (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).

Ftohen mediat për të ndjekur e pasqyruar këto takime për plane.

Faleminderit për bashkëpunimin!

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!