MENU

Me veprimin e fundit djallos gjithçka

Konsiderohej talent premtues/ Grezda ‘i fut shkelmin’ karrierës!

20.09.2019 - 20:13

Sulmuesi shqiptar i Rangers, Eros Grezda, i ka dhënë një goditje të madhe karrierës së tij tek ekipi skocez.

Ai nuk preferohet nga trajneri Steven Gerrard që e ka dërguar të luajë me ekipin e moshave, por as atje shqiptari nuk po bën mirë.

Në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Ballymena United të vlefshme për Challange Cup, Rangers U-21 fitoi me rezultatin 0-1, por antagonisti kryesor u bë Eros Grezda.

Shqiptari luajti si titullar dhe pështyu kundërshtarin e tij Andrew Burn me të cilin pati dyluftime të forta.

Trajneri i ekipit kundërshtar ka sulmuar Grezdën, ashtu si dhe futbollistët e Ballymena.

Sulmuesi nuk është përkrahur as nga shokët e tij të ekipit që e kanë kritikuar për gjestin, ndërsa kapiteni i Rangers U-21, Greg Docherty, u ka kërkur falje kundërshtarëve pas ndeshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi ndërron skuadër

Dështimi i Grezdes/ Gerrard thyen heshtjen

Interesimi për mesfushorin

Gjiganti skocez kërkon yllin e Kombëtares