MENU

Detajet

Korçë-Peqin/ 1 i vdekur e 5 të plagosur në dy aksidente

15.09.2019 - 19:29

Një person ka humbur jetë dhe pesë të tjerë janë plagosur brenda pak minutave në dy aksidente në Korçë dhe Peqin.

Dy automjete u përplasën në afërsi të fshatit Leshnicë në Korçë, ku si pasojë u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë pak minuta më von. Drejt vendit të ngjarjes u nisën 2 autoambulanca.

Ndërkohë në aksin Elbasan-Peqin si pasojë e përplasjes së dy makinave u plagosën 4 persona.

“Në fshatin Pajovë, Peqin është përplasur mjeti tip “Benz” me mjetin tip “Foristrad” dhe pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi Xh.Q.,57 vjeç, banues në Lushjë, dhe tre pasagjerët shtetasit M.Q., 53 vjeçe, S.K., 58 vjeçe dhe B.K., 62 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit. Ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.