MENU
klinika

Ndryshon projekt ligji

Korporata e investimeve/ Qeveria reflekton pas kritikave

11.09.2019 - 17:46

Në mesin e muajit korrik komisioni i ekonomisë tërhoqi përkohësisht për diskutim ligjin për krijimin e korporatës së investimeve pasi sipas deputetëve ky ligj do të rishikohej.

Kur kanë kaluar 2 muaj nga rishikimi i nismës shumë të debatuar për krijimin e korporatës së investimeve, qeveria ka ndryshuar draftin fillestarë. Kështu pas kritikave të fondit monetarë ndërkombëtarë dhe Komisionit Europian duket se në projektligjin e ri ka ndryshuar disa nene.

Në projektligjin fillestarë korporata e investimeve do të qeverisej si një ndërmarrje private, pa ju bindur ligjit të prokurimeve publike. Pra një strukturë kjo e cila do të menaxhojë pronat shtetërore dhe ato private me qëllim rritjen e investimeve strategjike, por pa zhvilluar garë publike.

Ndërkohë që në ndryshimet e bëra në nenin 10 thuhet se për kontratat publike, të cilat financohen plotësisht nga një organizatë ndërkombëtare ose një institucion financiar ndërkombëtar, zbatohen rregullat e prokurimit.

Ndërsa për kontratat publike, të cilat financohen nga buxheti i shtetit zbatohen dispozitat e ligjit për prokurimin publik në fuqi.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

1. Për kontratat publike, të cilat financohen plotësisht nga një organizatë ndërkombëtare ose një institucion financiar ndërkombëtar, zbatohen rregullat e prokurimit që parashikohen nga kjo organizatë ose institucion. Në rastin e kontratave publike që bashkëfinancohen në shumicën e tyre nga një organizatë ndërkombëtare ose një institucion financiar ndërkombëtar, palët bien dakord për procedurat e zbatueshme të prokurimit.

2. Për kontratat publike, të cilat financohen nga buxheti i shtetit zbatohen dispozitat e ligjit për prokurimin publik në fuqi.

Krijimi i kësaj korporate do të jetë subjekt auditimi edhe nga Kontrolli i lartë i shtetit.
Kontrolli i Larte i Shtetit kryen auditimin e përdorimit, administrimit të fondeve dhe pronës publike apo shtetërore, si dhe mbrojtjen e interesave ekonomikë dhe financiarë të shtetit, në përputhje me nenin 10, pika 1, germa “e”, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionim e Kontrollit të Lartë të Shtetit.”

E organizuar në formën e shoqërisë aksionere kapitali themeltar për ngritjen e korporatës së investimeve do të financohet nga buxheti i shtetit. Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj për vitin 2019 nga Buxheti i Shtetit është parashikuar një fond buxhetor prej 368 Milion Lekë në buxhetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si kapital fillestar për Korporatën.

Qeveria synon që te krijojë Korporatën e Investimeve me qëllim krijimin e kushteve të favorshme për investitorët kryesisht të huaj. Kjo strukturë do të evidentojë jo vetëm ku janë pronat shtetërore, por edhe ato private duke i përcaktuar si zona për investime madhore.