MENU
klinika

Luanët thyejnë Dardanët 5-3

Kosova e rekordeve bie në Angli!

10.09.2019 - 23:10

Një natë spektakolare! Ose më saktë nëse do të fshiheshin 30 minutat e fundit të pjesës së parë, pa diskutim që Kosova do të dilte nga “St Mary Stadium” i Sauthemptonit me një rezultat vërtet befasues.

Por në fund, 5-3 është një notë pozitive për djemtë e Challandes, të cilët kanë luajtur pa frikë ndaj një kombëtareje gjigantësh dhe yjesh!

Kosova humbet pas 15 ndeshjesh radhazi dhe ky është lajmi i madh.

E nisën mjaft mirë “Dardanët”, duke shënuar me anë të Valon Berishës, por menjëherë erdhën dy gola të shpejtë të Anglisë, me Sterling dhe Harry Kane, teksa pjesa e parë u mbyll edhe me një autogol të Vojvodës, dhe dy gola brenda një minute për talentin Sancho.

Pjesa e dytë nisi mirë për Kosovën, që shënoi me Berishën sërish dhe me penalltinë e Muriqit. Penallti pati dhe Kane, por portieri kosovar Muric ishte spektakolar duke e hipnotizuar.

Kosova pati edhe shansin për të shënuar, por ishte e pafat.