MENU
klinika

"Zana"

“Kosova pret një ‘OSCAR”

17.09.2019 - 13:35

      Filmi debutues i Antoneta Kastratit, “Zana”, pati premierën në festivalin e madh të Torontos, në Kanada. Ky film është përzgjedhur nga juria, si propozimi nga Kosova për kategorinë “Best International Feature” të çmimeve OSCAR.

Filmi, një bashkëprodhim me Shqipërinë, ndjek historinë e Lumës, një grua shqiptare që jeton me burrin dhe nënën e saj, në një fshat, – shkruan “Hollywood Reporter”.

 

 

 

 

Luma, e luajtur nga Adriana Matoshi, kishte humbur fëmijën e vetëm, një dekadë më parë, gjatë luftës civile në ish-Jugosllavi. Tani e përhumbur nga tmerret e natës, ajo nuk është më në gjendje të mbetet shtatzënë.

E dëshpëruar për një fëmijë, ajo dhe familja e saj braktisin mjekësinë moderne dhe i drejtohen një shëruesi tradicional për ndihmë. Lumja i nënshtrohet ritualeve të hollësishme dhe ekzorcizmave, për ta shpëtuar nga magjia e zezë, që besohet si shkaku i shterpësisë.

 

 

 

 

 

Kur ajo më në fund mbetet shtatzënë, e kaluara e errët e kohës së luftës kthehet për ta ndjekur atë dhe fëmijën e saj, ende të palindur.

Kastrati thotë se, filmi, që vjen në 20-vjetorin e luftës së Kosovës, është “një përpjekje për të reflektuar mbi të kaluarën e përjetuar të luftës”.

Producent i filmit “Zana” është Casey Cooper Johnson, ndërsa bashkëproducentē, Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Ëalker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.

 

 

 

 

Filmi është pjesëmarrja për të gjashtën herë për Kosovën, në çmimet “Oscar”, prej vitit 2014. Deri më tani, asnjë prej filmave nuk ka qenë nominuar.