Dy janë qytetet me problematike sa i përket kriminalitetit: Tirana dhe Durrësi.
Sipas ish-drejtuesit të lartë i Policisë së Shtetit, Aleks Hajdari më pas vijnë Elbasani dhe Shkodra. Ndërkohë, ai theksoi se Vlora njihet për ashpërsinë e grupeve kriminale.
“Vrasësit me pagesë ka vite qe janë futur në Shqipëri. Nëse i referohemi situatës ka mungesë informacioni tek policia dhe kontrolli i personave me precedentë kriminalë. Këto përplasje vijnë për linjat e drogës, pasi këto linja janë e vetmja mënyrë që grupet kriminale të bëjnë fitime të mëdha për një kohë shumë të shkurtër. Po të mos ishte përplasje për linjat nuk do kishte një situatat të tillë”, tha Aleks Hajdari, i ftuar mbrëmë në Opinion.