MENU
klinika

Deklarata

Kryebashkiake e Shkodrës? Mesi: Në mbledhje diskutuam për…

20.09.2019 - 14:06

Në përfundim të mbledhjes së kryeministrit Rama me koordinatorë e veriut në Velipojë, deputetja Senida Mesi në një dalje për mediat dha detaje shtesë për tematikat që janë diskutuar në mbledhje.

Ajo u pyet nga gazetarët për ngërçin e krijuar në bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.

Deputetja e PS-së theksoi se në mbledhjen e sotme në Velipojë nuk është diskutuar fare për ngërçin e krijuar në Shkodër, por shtoi se vëmendja ka qenë tek vlerësimi i shërbimeve në bashkitë e tjera të qarkut të Veriut, me përjashtim të Shkodrës. Por a e sheh Mesi veten si kryetare e ardhshme e Bashkisë Shkodër, ish deputetja u përgjigj si vijon:

Intervista para mediave:

kolana e librave


Mesi: Ishte mbledhje rutinë nën lidershipin e kryeministrit që është njëkohësisht edhe kryetar i Komunitetit drejtues për veriun. U diskutuan problematikat dhe vendimmarrjet e rëndësishme duke filluar nga kryetarët e bashkive. Vlerësimi i përformancës, vlerësimi i buxhetit, vlerësimi i shërbimeve qe janë formuar apo duhet të ofrohen në bashkitë tashmë rishtazi të krijuar, sigurisht me përjashtimin e bashkisë së Shkodrës.

Pyetje: Ka një zgjidhje për këtë ngërç dhe a do të jeni ju një prej emrave që mund do merrni postin e kryebashkiakes, nëse nuk e zgjedhin?

Mesi: Në këtë mbledhje nuk është diskutuar as ngërçi dhe as problematika në lidhje me kryetarin e bashkisë Shkodër. Bëhet fjalë për disa qarqe si Lezha, Kukësi, Dibra, të cilët diskutojnë disa problematika. U diskutua edhe elementi i dytë, që është elementi i organizmit të PS, që të jemi sa më pranë komuniteteve, që të zgjerojmë partinë me persona që duan të aderojnë në parti.

Në 'lupë' dy të kërkuar për krime të rënda

OFL ‘zbarkon’ në Kukës

Alarmi, çfarë po i rrit vdekjet te burrat nën 50-vjeç

Nga Berati në Shkodër, ja ‘qytetet me zemër më të dobët’

Ekspertët e Ministrisë së Mbrotjes në vendngjarje

Gjenden granata e plumba në Shkodër

I plagosuri ndërroi jetë në spital

Atenatat me armë zjarri në Kurbin, 2 viktima

Kontaktet e një të moshuare të shtruar në Tiranë

Rikthehet Covid-19 në Mat, 6 raste të reja