MENU
klinika

Kritikat për Boris Johnson

Kryeministri i Luksemburgut: Brexit është një makth

17.09.2019 - 15:03

Kryeministri i Luksemburgut ka sulmuar qasjen e Boris Johnson ndaj Brexit, duke e cilësuar situatën një “makth”.

Xavier Bettel tha se qeveria britanike kishte dështuar të paraqiste ndonjë propozim serioz për një marrëveshje të re. Por Johnson, i cili u tërhoq nga një konferencë e përbashkët shtypi me Bettel për shkak të protestuesve, tha që ekzistonte ende një shans i mirë për një marrëveshje.

Johnson vizitoi Luksemburgun për të zhvilluar bisedime me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe negociatorin kryesor të BE për Brexit, Michel Barnier, si dhe Bettel.

Pas drekës së punës me Juncker dhe Barnier, Johnson tha se ai ishte inkurajuar nga gatishmëria e BE-së për t’u angazhuar me Britaninë në dëshirën e tyre të përbashkët për të shmangur një dalje pa marrëveshje, por nuk kishte pasur një “përparim konkret”.

Sidoqoftë, Komisioni Evropian tha që Kryeministri duhet të paraqiste akoma propozime konkrete për tu marrë në konsideratë dhe këmbënguli që planet e reja duhej të ishin “në përputhje” me marrëveshjen ekzistuese të tërheqjes, e cila është refuzuar tre herë nga deputetët.

Pati konfuzion pasi Bettel mbajti një konferencë për shtyp pa Johnson mes protestave të zhurmshme nga protestuesit e anti-Brexit. Bettel, i cili iu drejtua mediave më vete pasi Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u tërhoq, tha që homologu i tij “mban në duar të ardhmen e të gjithë qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Bettel paralajmëroi Johnson “nuk mund ta mbash peng të ardhmen për përfitime politike të partisë”.

Ai tha se nuk ka “asnjë propozim konkret për momentin në tryezë” për një marrëveshje të re Brexit nga Mbretëria e Bashkuar dhe tha se BE “ka nevojë për më shumë sesa fjalë”.

“Ne kemi nevojë për propozime të shkruara dhe koha është duke kaluar, kështu që ndaloni së foluri dhe veproni,” tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN