MENU
klinika

Ptolemeu për qytetin e Taulantëve...

Ku shtrihet (fshihet) Arnisa?

11.09.2019 - 17:08

    Arnisa, qyteti i lashtë ilir, u zbulua nga themeluesi i arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka. Së fundmi, priten rezultatet e zbulimeve më të reja, nga një ekip arkeologësh shqiptaro-gjermanë. Për mediet, arkeologu Neritan Ceka, ka treguar objektet e nxjerra në dritë, si dhe çfarë ka ndodhur gjatë 70 vjetëve, me zbulimet e qytetit antik, në Babunjë të Lushnjës.

Arnisa, qyteti i zhdukur që figuronte vetëm në hartat e Ptolemeut, ishte lënë gati në harresë, plot 70 vjet pas zbulimit të gjurmëve të para të saj, nga Hasan Ceka.

 

 

 

 

 

 

Zbulimet e bëra në këtë qytet, datojnë disa shtresime historike me zanafillë 2 600-vjeçare. Muri mbrojtës është ndërtuar gjatë shekullit IV p.e.s., kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire dhe helene.

Ekipi i arkeologëve, këto ditë ka nxjerrë zbuluar rrënojat e qytetit antik të Arnisës. Ekspozita është kondsideruar me vlera kërkimore dhe në mbrojtje të dëshmive të lëna në harresë për kaq kohë.

Ndërmjet të tjerash përpiqeshim mes mjaft kontradiktave të shkrimeve arkivore dhe toponomisë rrëmujë të vendit nëpër shekuj për të saktësuar sado pak të dhënën që sjell Ptolemeu në “Libri i tretë të Gjeographies” së tij, ku na jep koordinatat për qytetin Taulant, Arnisa në 45 gradë e 20 minuta në brendësi të vendit.

Sipas të dhënave të këtij shkrimi të Ptolemeut, por edhe me hipoteza të ndryshme këtë qytet Taulant, shumë studiues e vendosnin në brezin e kodrave të Divjakës.

 

 

 

Disa historianë të njohur, e vendosin me emrin e hershëm të Babunjës pranë Gradishtës, të tjerë e mendonin pranë gërmadhave të Spolatës, por kishte edhe nga ata që e vendosnin pranë Gërmenjit, ku janë gjetur gjurmë të shumta të qytetërimit antik.

Së pari, ky emër na del nga Ptolemeu, gati 200 vjet pas Cezarit, mund që ajo të mos ishte në kohën e luftimeve.

Së dyti, Cezari si ushtarak e strateg ishte mjaft i kursyer në përshkrime që ishin jashtë interesit të tij, këtë e shikojmë edhe për të dhënat e pakta që na sjell edhe për qytetet e tjera të mëdha e të rëndesishme, si: Durresi, Apollonia, Butrinti, Opidum Parthenum, Oriku apo Asparagumi.

Se treti, Cezari nuk kaloi drejtpërdrejt në lumin Apsus (Semanin), për të shkuar në very, në drejtim të Durrësit, ku mund të shikonte edhe qytetin e Arnisës, por kaloi në të djathtë për të dalë në kodrat e Karbunarës.

E dhëna e saktësuar prej Ptolemeut kishte interes, pasi veç koordinatave të vendodhjes, përcaktonte se ajo ishte në brendësi të tokës së Taulanteve dhe në jug të lumit Genius (Panius), pra të Shkumbinit./Konica.al