16.09.2019 - 12:53
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot me 8 vota pro, drejtuesin e ri të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.
Në krye të kësaj prokurorie është zgjedhur prokurori Abaz Muça.
Ai zëvendëson në këtë detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata, i cili është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me daten 9 Shtator.