MENU
klinika

Kriza politike

Kuvendi ‘s’ja lë mbarë’ Metës/ Reagimi: S’keni faj, nuk ka trafikant prostitutash!

12.09.2019 - 17:09

Presidenca ka reaguar pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar kandidaturën e radhës të Presidentit Ilir Meta për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Petraq Milo.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Kuvend se kandidaturat e Metës janë të papërshtatshme.

Në një reagim në “Facebook”, Blushi shkruan se Balla ka të drejtë që i quan kandidaturat e Metës të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk, ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

“Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash.

Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave në 18 tetor 2019 me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Kujtojmë që para emrit të Petraq Milos, mazhoranca i ka rrëzuar Presidentit Ilir Meta edhe dy emra të tjerë, atë të gjyqtares Vitore Tusha dhe të këshilltarit të tij, Bahri Shaqiri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po miratoni PPP-të më të shtrenjta në botë"

Presidenca i përgjigjet Spiropalit: Lexoni raportin e OSBE/ODIHR!