MENU
klinika

Fjalimi i Hitlerit për SS-të

‘Ky njeri ka nevojë për ilaçe’

06.09.2019 - 14:21

Pas Shefit të SS-ve, Hajnrih Himler, që ishte një person i turpshëm, i pasigurtë, aspak ushtarak, maskohej një gjakpirës i etur për të krijuar një rracë të re në Evropë.

Ai i stërviti ushtarët e tij të turturonin, masakronin dhe të vrisnin pa e vënë në diskutim, vetëm bindje e plotë.

Për të realizur qëllimin e tij, Himleri u angazhua në studimin e shkencave magjike dhe gjithashtu misticizmin dhe okultet që i dhanë një kulturë “akademike” që shtrembëronte realitetin shkencor. Në janarin e vitit 1937 , ai deklaron në një fjalim:

Nuk ka provë më të gjallë: “Misioni i popullit gjerman është lufta për shfarosjen e rracave inferiore, në të gjithë botën që janë në aleancë kundër Gjermanisë, e cila është bërthama e e rracës nordike. Kundër kombit gjerman, kundër rojëtarit gjerman që mbron kulturën humane; është një çështje që ka të bëjë me ekzistencën ose mos-ekzistencën e njeriut të bardhë; dhe ne udhëzojmë fatin e tij.”

SS-të, krijimi emblamatik i figurës historike të Himlerit do të prezantonin njeriun e ri – luftëtar, administrator, “shkollar” dhe lider, të gjithë në një – që misioni i tyre i ndryrë do të ishte kolonizimi në lindje.

Është meritë e tij, që ai triumfoi t’i indroktinonte SS-të me një “idealisëm apokaliptik” përtej fajit dhe sensit të përgjegjësisë, që në vetvete racionalizonte vrasjet e milionave në martirizim.

Askund nuk ishte kjo më e qartë se sa në një fjalim të 4 tetorit të vitit 1943, kur iu adresohet disa liderëve SS në Poznan.

“Një princip duhet të jetë absolut për burrat SS: ne duhet të jemi të sinqertë, besnikë, të hijshëm, dhe shoqëror me ata të gjakut të tyre dhe me askënd tjetër. çfarë i ndodh një rusi, çeku, nuk më intereson aspak. Kaq gjak të mirë sa kemi ne dhe që mund të gjendet edhe në kombet e tjera do ta marrim për vete, në qoftë se është e nevojshme t’i rrëmbejmë fëmijët dhe t’ rrisim në gjirin tonë.

Po qe se jetojnë në rehati ose vdesin urie, më intereson vetëm t’i kemë skllevër në shërbim të kulturës sonë. Edhe në qoftë se 10 000 gra ruse bien në tokë si pasojë e drobitjes ndërkohë që po gërmojnë llogore, më intereson vetëm që ata llogore të përfundohen për Gjermaninë.

Ne nuk duhet të jemi asnjëherë të ashpër apo zemërgur kur nuk është e nevojshme; kjo është e qartë. Ne gjermanët, që jemi i vetmi popull në botë që kemi një sjellje fisnike kundrejt kafshëve, do të mësojmë të sillemi me të njëjtën fisnikëri me këto kafshë njerëzore, por është një krim kundër gjakut tonë të shqetësohemi për ta apo dhe t’i idealizojmë.

Unë do t’iu flas këtu me gjithë sinqeritet për një çështje shumë të rëndë. Mes nesh duhet të përmendet me çiltërsi, ama ne kurrë nuk do ta bëjmë publike. E kam fjalën për evakuimin e hebrejve, shfarosjen e hebrejve… Shumica prej jush e di si se ndihesh kur shikon 100 kufoma të stivosura bashkë, 200 apo dhe 1 000.

T’i varrosin nëpër gropa dhe në të njëjtën kohë – pas pushkatimeve të ekzekutuara si pasojë e dobësisë njerëzore – të mbetemi të paprekur nga fisnikëria. Kjo pra në e ka bërë punën të vështirë.

Në historinë tonë kjo është një faqe plot me lavdi që nuk është shkruajtur dhe kurrë nuk do të shkruhet.

Dedikimi i Himlerit për të shfarosur një rracë, duke ndjekur “Zgjidhjen Përfundimtare” do t’i kushtonte njerëzimit mungesën e qetësisë nga përndjekja e ndërgjegjës së 6 milionve hebrejve të vrarë nëpër kampet e përqëndrimit, me një sistem organizatim shfarosjeje që ishte i paparaleltë në Historinë Botërore.”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit