MENU
klinika

Fitore me nje dedikim special

Leclerc shkruan historinë e Ferrarit!

02.09.2019 - 13:26

Charles Leclerc korri fitoren e parë në karrierën e tij, duke triumfuar me makinën Ferrari në garën e Belgjikës, në pistën e SPA.

“Kjo është një ëndërr që bëhet realitet për mua. Për fat të keq, kjo gjë ndodhi në një fundjavë të vështirë për sportin tonë”, tha Leclerc, referuar vdekjes ditën e shtunë të pilotit 22-vjeçar francez Antoine Hubert, në garat e Formula 2.

“Një mik, jemi rritur bashkë. Nuk mund ta shijoj plotësisht këtë triumf. Këtë sukses ia dedikoj atij”, tha Leclerc.

Piloti monogask bëhet piloti më i ri që arrin të triumfojë me një makinë Ferrari në historinë e “kokëkuqes” në garat e Formula 1.

“U lodha shumë nga kjo garë, sidomos me menaxhimin e gomave, pasi ishte e vështirë. Gjithsesi, jam i kënaqur. Një fundjavë e mirë, ku realizova “pole” dhe fitore. Në fundin e garës ndjeva pak presionin e Hamilton që afrohej, por arrita ta mbaj pas”, tha Leclerc.