MENU
klinika

Epiqenda dhe sa ballë

Lëkundje tërmeti gjatë natës, kur u regjistrua i fundit?

23.09.2019 - 08:21

Vendi ynë është goditur edhe gjatë natës nga lëkundje të tjera tërmeti.

Pas tërmetit të fortë që u regjistrua në orën 22:10 me epiqendër në veri të Durrësit dhe magnitudë 4.5 ballë, vendi është lëkundur edhe nga të tjera goditje.

Lëkundja e fundit sipas IGJEUM është regjitruar në 02:27 me magnitudë 2.7 dhe epiqendra ka qenë në Detin Adriatik.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 8 kilometra larg qytetit të Vorës e 22 km larg Tiranës.