MENU
klinika

Kampionati Botëror i atletikës

Luiza Gega kualifikohet në finale!

27.09.2019 - 20:58

Luiza Gega arrin objektivin e parë në Kampionatin Botëror të atletikës që ka nisur sot në Doha të Katarit. Atletja shqiptare garoi në 3000 metra me pengesa, duke regjistruar kohën 9 minuta, 28 sekonda e 32 të qindat, që e kualifikon në finale.

Ajo u rendit e pesta në baterinë e dytë, me një kohë 10 sekonda më shumë nga fituesja e kësaj baterie, Beatrice Chepkoech (rekordmene e botës).

Në përfundim të 3 baterive, Luiza Gega dha kohën e 10 më të mirë, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale, ku shkuan 15 atlete. Finalja do të zhvillohet më 30 shtator. Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare që merr pjesë në këtë event.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionati Ekipor Europian të Atletikës

Luiza Gega, rekord kombëtar dhe kualifikim në Tokyo 2020