MENU
klinika

Shifrat

Luksemburgu është përfituesi më i madh në BE?

26.09.2019 - 17:31

Javën e kaluar, Boris Johnson nuk mori pjesë në një konferencë të planifikuar për shtyp me Kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Johnson thuhet se vendosi të tërhiqej për shkak të një grupi të protestuesve anti-Brexit aty afër.

Pas kësaj, një numër i postimeve në Facebook kanë ndarë një imazh ku pretendojnë se tregojnë se Luksemburgu përfiton më shumë nga të qenurit në BE, duke marrë përsëri 3,304% të asaj që paguan në BE deri në vitin 2022.

Postimet janë të pasakta. Ne kemi kontrolluar për këtë edhe më parë.

Një problem kyç ishte që shifrat për buxhetin e BE-së nga viti 2021 e tutje nuk janë publikuar akoma, kështu që ne nuk mund të dimë se sa vendet individuale do të paguajnë. Postimet përdorin të dhëna për të cilat ata thonë se janë nga viti 2018.

kolana e librave

Ekzistojnë gjithashtu probleme me pretendimin specifik se Luksemburgut i kthehet 3,304% e asaj që paguan si anëtar i BE-së. Shuma që Luksemburgu mori në shpenzimet e BE-së në vitin 2018 ishte afro 105% e asaj që paguante në buxhetin e BE-së (kjo gjithashtu mund të shprehet si kthim 5% më shumë se sa paguante). Në atë vit, 16 vende të tjera të BE morën më shumë para, në krahasim me ato që paguanin, sesa Luksemburgu.

Buxheti i BE gjithashtu harxhoi rreth 1.6 miliardë euro për administratën në Luksemburg në vitin 2018.

Kjo mbulon gjëra të tilla si pagat e stafit të BE-së dhe kostot e ndërtimit të lidhura me institucionet e BE-së brenda Luksemburgut, si Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian. Këto para nuk llogariten si shpenzime për vetë Luksemburgun. Sidoqoftë, edhe sikur të llogariteshin si shpenzime për Luksemburgun, vendi do të merrte rreth 460% më shumë sesa paguante, jo 3,304%.

Përveç Luksemburgut, rendi në të cilin vendet paraqiten në këtë post, është mjaft i saktë.

Fullfact.org