MENU
klinika

Kontributet e shqiptarëve

Marrëveshje të njohjes së dyfishtë me 19 vende në BE

12.09.2019 - 12:39

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se “qeveria e meriton një falënderim për një proces që ka nisur veçse prej nesh atë të njohjes së kontributeve për efekt të sigurimeve shoqërore të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit në shumë vende”.

Në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë”, Balla theksoi se “deri në vitin 2013 Shqipëria nuk kishte asnjë marrëveshje dypalëshe me asnjë vend në botë për njohjen e dyfishtë të sigurimeve shoqërore. Pas vitit 2013 filloi ky proces”.

Një prej kolegëve tha se nuk kemi marrëveshje të njohjes së dyfishtë të kontributeve shoqërore me Gjermaninë. I dashur koleg kemi prej disa vitesh madje e kemi përmbyllur me pjesën më të madhe të vendeve të BE-së me plot 19 prej tyre dhe është duke punuar prej ditës së parë nga 2013 me Greqinë e Italinë”-, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se “është një proces negocimi tejet i vështirë po të kemi parasysh që kjo marrëveshje i kërkon qoftë palës greke dhe asaj italiane një pjesë nga kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara nga motrat e vëllezërit tanë që kanë jetuar prej vitesh në Greqi dhe Itali, të jetë e transferueshme për të mbuluar pjesën e kontributeve shoqërore në Shqipëri”.

“Procesi i negociatave vijon ne kemi ecur shumë mirë me këto vende me qeverinë e e re italiane dhe atë greke kemi mundësinë të përmbyllim këto dy marrëveshje”, – shtoi ai.

Por, vijoi Balla, të paktën të dyja këtyre vendeve ua kemi marrë kalanë nga brenda.

Po të kesh parasysh që ka një mekanizëm rregullator të BE-së që për aq sa kohë ne kemi përmbyllur me 19 vende anëtare të BE-së vihet në lëvizje mekanizimi i BE-së që i kërkon këtyre dy vendeve që të respektojnë dhe fazën që ne hyjmë”, – tha Balla.

Ne, shtoi ai, duam t’ua sigurojmë njohjen e dyfishtë të kontributeve shqiptarëve që jetojnë në Greqi, Itali.

Përmendët SHBA-në, është një proces tejet i ndryshëm, pasi SHBA nuk ka një proces njohje të dyfishtë me asnjë vend tjetër, se ka vetëm me ne, shkruan ata. Por ne mbajmë shënim kur ju ngrini kritika se në fund të fundit roli i opozitës ky është”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN