MENU
klinika

“Puna jonë konsiston në aleanca"

Massafra paralajmëron varfërinë e vendit!

19.09.2019 - 19:27

Largimi i rinisë është problemi më i madh i Shqipërisë ditët e sotme. Shpresa e të rinjve për një të ardhme në këtë vend duket se është shuar dhe rikthimi i saj është objektivi kryesor.

Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të bërë të pamundurën për të krijuar të ardhmen këtu. Gjithashtu, Mussafra e ka përcjellë këtë shqetësim edhe tek pushtetarët të cilëve u ka ushtruar një presion për mungesën e reagimit.

“Largimi i të rinjve varfëron vendin tonë, kini kujdes prej çdo forme arratisjeje, jo vetëm asaj fizike nga atdheu juaj por edhe asaj morale që ka shijen e mosangazhimit. Kemi detyrë të lëmë gjurmë pozitive gjatë kalimit tonë në këtë botë për të mos qenë fajtorë me lëshime”, ka thënë Massafra. Projekti “Puna juaj” i kishës katolike financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim, synon fuqizimin e të rinjë duke iu kundërvënë barrierave ekonomike dhe sociale të rajonit tonë.

“Puna jonë konsiston në aleanca. Asnjë aktor nuk mund të përballojë i vetëm sfidën globale të varfërisë. Duam të punojmë për një të ardhme më të mirë të fëmijeve tane dhe të të gjithë njerëzve. Dioqezat janë një derë e hapur në Austri për ata njerëz të disavantazhuar, e kështu besoj janë kudo. Ne duam të forcojmë punën e tyre për të mbështetur dhe integruar këto shtresa, e veçanërisht të rinjtë”, shprehet Helmut Rauth. “Është bukur kur i gjithë rajoni i Ballkanit është këtu.

Shqipëria për ne ka qënë gjithmonë e rëndësishme, prandaj prezenca jonë prej 1993-it, është e fokusuar në tre fusha: Qeverisje dhe shteti i së drejtës, Menaxhim i ujrave dhe Edukim e punësim. Ju keni famullitë tuaja dhe zyrat e caritas që janë më afër grupeve vulnerabël dhe mund të adresoni aty ku është problemi. Duhet angazhim i të gjitha palëve dhe veçanërisht i qeverisë. Ju keni vende të mrekullueshme, prandaj duhet të mbështeten të rinjtë dhe të mundësojmë që ta shohin të ardhmen këtu”, thotë Simone Ungersbock.

Ky projekt shtrihet në katër vende të Ballkanit, përkatësisht në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri. Grupi me të cilin do të punohet janë kryesisht të rinj me vështirësi të ndryshme ekonomiko-sociale, nga mosha 15 deri në 30 vjeç. Mënyra me të cilën do të përfitohet ky fuqizim i të rinjve do të realizohet përmes kurseve të aftësimit professional dhe atë personal, të financuara nga ADA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN