MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Megjithëse fajtor, Johnson nuk do të largohet…

25.09.2019 - 13:22

Rregulli kabinetit që Mbretëresha “nuk duhet të tërhiqet në politikën e partisë” është thyer nga Boris Johnson. Ishte vendimi i tij, si kryeministër, të këshillonte mbretëreshën që të lëshonte një urdhër në këshill për të pezulluar parlamentin për pesë javë. Ky urdhër u shpall “i paligjshëm, i pavlefshëm dhe pa efekt” nga të gjitha 11 gjyqtarët e gjykatës më të lartë në vend në gjykimin më të rëndësishëm kushtetues në kohët moderne.

Një kryeministër që zbulohet se ka vepruar në mënyrë të paligjshme në këtë mënyrë nuk duhet të qëndrojë në detyrë.

Një kryeministër me nder do të jepte dorëheqjen. Por Johnson nuk ka nder dhe as turp.  Sa më shpejt që Britania të shpëtojë prej tij aq më mirë.

Është gati e besueshme që politikanët e një partie qeverisëse në shekullin XXI mund të mendojnë se është me kushtetutë të drejtë dhe e duhur të pezullohet parlamenti.

Tani ka një gjendje tensioni midis gjyqtarëve dhe ekzekutivit. Nëse midis tyre ekziston një gjendje harmonike e përsosur, atëherë qytetarët duhet të shqetësohen.

kolana e librave

Vendimi i gjykatës supreme është kulmi i një procesi të gjatë dhe të dobishëm shoqëror të rishikimit gjyqësor. Kompetencat prerogative janë zvogëluar shumë nga gjykimi i së martës. Por ato akoma ekzistojnë, përfshirë fuqinë për të bërë traktate.

Kompetencat prerogative përfundimisht duhet të vihen nën mbikëqyrjen e parlamentit.

Konservatorët duket se janë bërë shkelës të ligjit dhe jo ligjbërës. Dominic Raab, Geoffrey Cox dhe Rees-Mogg kanë kryer akte të rënda të mosbesimit kushtetues. Johnson nuk ka shumicë në parlament. Ai ka humbur kontrollin dhe është i detyruar të pranojë ligjet e hartuara nga kundërshtarët e tij.

Ai do të dontenjë votë besimi në mënyrë që të mund të vendosë datën e zgjedhjeve. Nëse fraksionet që kundërshtojnë Brexit pa marrëveshje nuk mund të bien dakord, Johnson do të fitojë një zgjedhje dhe Britania do të humbasë.

Por nëse do të kishin nevojë për një mundësi për të lënë mënjanë dallimet e tyre për të punuar së bashku për të shpëtuar vendin nga një fatkeqësi si Brexit pa marrëveshje, gjykatësit sapo ua kanë dhënë një të tillë. Ata duhet ta shfrytëzojnë atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbretëresha aprovon kërkesën

Britani/ Pezullohet Parlamenti